Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritje sezonale e kërkesave për azil në Zvicër

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 16:33
Rritje sezonale e kërkesave për azil në Zvicër

Ky trend, sipas autoriteteve zvicerane, lidhet me rritjen sezonale të zakonshme, ndërsa pritet që në vjeshtë numrat të bien sërish.

Vendet kryesore të origjinës së kërkesave ishin:

Afganistani: 485 kërkesa

Eritrea: 377 kërkesa

Turqia: 310 kërkesa

Algjeria: 206 kërkesa

Somalia: 178 kërkesa

Nga janari deri në korrik 2025, janë regjistruar 14 122 kërkesa për azil, që përbën një ulje prej afro 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (16 385 kërkesa).

Në korrik, prej kërkesave të paraqitura, 1979 ishin kërkesa primare (të reja) dhe 502 sekondare (lindje, bashkim familjar ose kërkesa të përsëritura). Numri i kërkesave primare është rritur me rreth 14% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Vendimet dhe kthimet

Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka marrë 2860 vendime në shkallë të parë, ku rreth një e katërta e aplikantëve kanë marrë azil. Nga ana tjetër, 966 persona kanë lënë Zvicrën pa të drejtë qëndrimi, prej tyre 604 u larguan vullnetarisht. Ndërkohë, 362 persona u shoqëruan me polici drejt shtetit të origjinës, një vendi të tretë ose një shteti të zonës “Dublin”. Përveç këtyre, janë regjistruar 786 largime të pakontrolluara.

Në fund të korrikut 2025, gjithsej 5479 persona ndodheshin në proces të mbështetjes për kthim.

Më shumë nga Lajme

  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot
  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
  • 08:56Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë