Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kabashi: 6 tetori afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, më pas hapet rruga për zgjedhje të reja

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 19:47
Kabashi: 6 tetori afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, më pas hapet rruga për zgjedhje të reja

Ligjëruesi i së Drejtës Kushtetuese, Ditar Kabashi, ka folur për afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.

Duke folur për situatën pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kabashi ka thënë se për momentin dihen vetëm konkluzionet e vendimit, ndërsa arsyetimi i plotë ende nuk është bërë publik.

“Gjykata Kushtetuese, që e bëri një njoftim rreth aktgjykimit të fundit, të cilin e proklamoi në uebfaqen e saj, konstatoi disa gjëra. Njëra ndër to ishte që Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas afatit. Deri më tani nuk e dimë formën e arsyetimit, por kemi vetëm formën e konkluzionit”, ka deklaruar Kabashi.

Sipas tij, një nga pjesët më të rëndësishme të konkluzionit të Gjykatës Kushtetuese lidhet me afatin për zgjedhjen e presidentit në rast se posti i presidentit mbetet vakant.

“Me interesante se Gjykata ka konstatuar se kalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, që parashihet në nenin 66, paragrafi 1 i Kushtetutës, ka për pasojë edhe rrjedhjen e afatit për postin e presidentit. Në rastin kur posti i presidentit është vakant”, ka thënë ai.

Kabashi ka vlerësuar se në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka bërë një interpretim ndryshe nga ai i dhënë në aktgjykimin e 26 marsit të këtij viti.

“Pika më interesante është se Gjykata Kushtetuese e bën një lloj diskrecioni prej aktgjykimit të datës 26 mars të këtij viti. Në rast se nuk ka Kuvend të konstituohet dhe i mbaron mandati presidentit, duhet me llogarit prej ditës kur fillon të konstituohet Kuvendi. Atëherë data ka qenë 11 shkurt”, ka deklaruar Kabashi.

Ndërkaq, sipas tij, në rastin aktual Gjykata Kushtetuese ka marrë si pikënisje një datë tjetër.

“Ndërkaq, në këtë rast e ka marrë për bazë datën e certifikimit të zgjedhjeve dhe ka thënë kështu: nëse më 8 gusht janë certifikuar zgjedhjet, atëherë sipas Kushtetutës ka pasur afat të konstituohet dhe ai afat duhet të rrjedhë prej asaj dite”, ka shpjeguar ai.

Sipas llogaritjes, 6 tetori paraqet afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit.

“Data 6 tetor është data e fundit për zgjedhjen e presidentit. Pas 6 tetorit llogaritet shkuarja në zgjedhje. E diela e fundit e afatit 45-ditor. Nëse bëhen përgatitjet, mund të organizohen zgjedhjet”, ka thënë Kabashi.

Kabashi, ka folur në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit për rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Kabashi ka thënë se nuk do të ishte problem që Gjykata Kushtetuese të sqaronte çështjet që lidhen me zbatimin e Kushtetutës, por, sipas tij, do të ishte e gabuar nëse ajo do të përcaktonte pasoja që nuk janë të parapara në aktin më të lartë juridik të vendit.

“Nuk është gabim, por do të ishte gabim po të përcaktoheshin pasojat nëse Gjykata Kushtetuese do të merrte rolin e shkruesit të Kushtetutës, të legjislatorit. Gjykata Kushtetuese ka për obligim vetëm ta interpretojë Kushtetutën”, ka deklaruar Kabashi.

Sipas tij, interpretimi i dispozitave kushtetuese duhet të bëhet brenda kompetencave që i janë dhënë Gjykatës Kushtetuese, pa kaluar në krijimin e rregullave të reja juridike./Dukagjini/

presidentitkabashikushtetuese

Të ngjashme

Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri teksa afati po soset

Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri teksa afati po soset

18:33
Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022

Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022

18:49
16 vjet më parë Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit

16 vjet më parë Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit

08:15

Më shumë nga Lajme

  • 20:38Haxhiu: Ka qenë e rëndësishme që Kuvendi ta thotë fjalën për këtë aktgjykim të padrejtë
  • 20:37Llalloshi: Do të vazhdoj të punoj me përkushtim që kultura të ketë vendin që meriton
  • 20:36BE pritet t’u japë afate anëtarësimi Malit të Zi, Shqipërisë, Ukrainës dhe Moldavisë, por jo edhe Kosovës, Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë
  • 20:35Identifikohen mbetje mortore të dy personave, nuk janë nga Grupi i Intelektualëve
  • 20:35Kurti në Ditën e Boshnjakëve: Kontribut i çmuar në historinë dhe të ardhmen e Kosovës