Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar se po i shmangen përballjes në debat me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Kabashi ka thënë se përfaqësuesit e VV-së e sulmojnë Ramën në rrjete sociale, por nuk pranojnë të përballen me të në debate publike.
“Perparim Rames ‘trimat e VV-së’ në Facebook po i thone tik-tak, por ne perballje me te po ikin”, ka shkruar ai.
Sipas Kabashit, një përballje e tillë është shmangur edhe sonte, ndonëse tema e diskutimit ishte rreziku i dështimit të organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
