Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka larguar nga puna në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) gazetarin Ernest Luma, me të cilin kishte qenë shok në lëvizjen studentore.

Kadrijaj e ka cilësuar këtë veprim si të turpshëm, ndërsa gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ia ka dhuruar Kurtit një fotografi të përbashkët të tij me Lumën.

“Ermes Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet te lëvizjes studentore me e largu nga puna. Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto kryeministër se e ke pas shok e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politik me largu gazetar që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, ka thënë Kadrijaj.