Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës, Time Kadrijaj, ka bërë kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Kadrijaj në një prononcim për Ekonomia Online tha se e kanë ditur që Kurti është mashtrues, abuzues dhe shkelës i Kushtetutës, prandaj siç thotë ajo partia e saj nuk ia ka dhënë kënaqësinë atij që të ulën në tavolinë e lërë më të qeverisin bashkë.
"Kurti asnjëherë s’ka pasur program. Secilën fushatë zgjedhore ka dalë pa program zgjedhor, s’ka pasur fare. Dhe ne jemi parti me integritet. Dhe çka është më e mira, ne s’ia kemi dhënë kënaqësinë zotit Kurti me u ul në tavolinë me ne hiç. Se e kemi ditë që është mashtrues, e për shkak që është mashtrues e abuzues e shkelës i Kushtetutës, ne s’ia kemi dhënë atë kënaqësi që me u ul me diskutuar me zotin Albin Kurti”, ka deklaruar Kadrijaj.
Ajo u pyet për deklaratën e Kurtit se partitë politike kanë mundësi të votojnë kandidatin konsensual për president, Bekim Sejdiun, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja, Kadrijaj ka thënë se Aleanca nuk e ka këtë qëndrim.
Deputetja e Aleancës theksuar se gjashtë kushtet nuk lidhen me kërkesa për poste apo pozita ministrore, por me atë që e konsideron interes të shtetit dhe qytetarëve.
“Jo. Ne për atë kemi lehtësu i kemi qitë kushtet që janë kushte për interes të Kosovës e për qytetarët e Kosovës. S’kemi lypë dhe s’kemi abuzuar duke dashur me shkuar po flasim për presidentin e me folë që me kërkuar diçka digastere ministrore. Jo, ne nuk do të qeverisim me Albin Kurtin”, ka thënë deputetja.


