Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky vendim është rruga e vetme për të dalë nga bllokada politike.
“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe na e ka treguar rrugën se si të dalim nga qorrsokaku ku jemi futur. Aktgjykimi i saj, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është obligativ e duhet të respektohet. Afati prej 30 ditësh, është më se i mjaftueshëm për propozime të reja e për konstituimin e Kuvendit”, ka deklaruar Kadrijaj.