Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kajtazi: Arma e vetme politike e Kurtit është t’u thotë të tjerëve ‘je me Serbinë’

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 22:50
Kajtazi: Arma e vetme politike e Kurtit është t’u thotë të tjerëve ‘je me Serbinë’

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar ashpër vazhdimin e ushtrimit të pushtetit nga Qeveria Kurti pas përfundimit të mandatit të Kuvendit, duke e quajtur këtë situatë “një nonsens juridik” që, sipas tij, nuk është paraparë nga kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

“Në një kohë kur e ke një parti që po e mban pushtetin, sipas meje në mënyrë të dhunshme, sepse kushtetuta dhe ligjet tona nuk e kanë parapare një situatë kur Kuvendi e përfundon mandatin dhe vazhdon me ushtru funksionin. Ke një vendim të Gjykatës Supreme që nuk mundesh me marrë vendime të reja, por i menaxhon ato paraprake. Kemi shpërbërje të Kuvendit, dhe këta ende vazhdojnë me ushtru funksionin e ministrave e të kryeministrit. Kjo është një nonsens juridik që ndoshta kurrë hartuesit e ligjeve dhe kushtetutës nuk e kanë parë të mundshme”, deklaroi Kajtazi në “VV Show”.

Sipas tij, kjo situatë e paparashikuar ka detyruar institucionet e drejtësisë të improvizojnë për të ruajtur rendin kushtetues.“Kjo na ka detyru neve si shtet, si institucione të drejtësisë – përkatësisht Gjykatën Kushtetuese – që ta rishkruajë kushtetutën me anë të aktgjykimeve, për shkak të paparashikueshmërisë së Albin Kurtit”, u shpreh ai.

Kajtazi shtoi se, sipas tij, kryeministri Kurti ka vazhduar të shkelë rendin juridik, ndërsa institucionet kanë qenë të detyruara të reagojnë çdo ditë.“Domethënë, është dashtë çdo ditë këtij me ja mshel nga një vrimë, që mos me vazhdu me shkel kushtetutën e mos me cenu rendin juridik”, tha ai.

Gazetari kritikoi edhe mënyrën se si Kurti, sipas tij, po i trajton kundërshtarët politikë.“Të vetmen adutno politik Albin Kurti e ka me i dhan tjetrit ‘ti je me Serbinë’, ‘ti je me Radoiçiqin’, ‘ti je me Vuçiqin’. Dhe sipas tyre, më shumë se gjysma e Kosovës po del që qenka me Serbinë”, deklaroi Kajtazi.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet