Shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha se “pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet gjeopolitike e bëjnë shumë të qartë argumentin për zgjerim”, por shton se BE-ja “nuk do të ndjekë rrugë të shkurtuara dhe nuk do të ofrojë përjashtime,” derisa procesin e anëtarësimit e cilëson si “një proces të drejtë, të rreptë dhe të bazuar në meritë”.
Ajo thotë se “anëtarësimi i i vendeve të reja me Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është një qëllim realist”.
Ajo e përmbledh vlerësimin e BE-së si pozitiv për Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën, të përzier për Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Turqinë dhe negativ për Gjeorgjinë.
Ajo gjithashtu përsërit kritikat e forta ndaj Gjeorgjisë, duke thënë se ajo “nuk ka një rrugë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian në këtë fazë, përveç nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë dramatike”.
