Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kam me ju vra”, djali përfundon në ndalim pasi kërcënoi prindërit në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 14:13
“Kam me ju vra”, djali përfundon në ndalim pasi kërcënoi prindërit në Mitrovicë

Një rast i dhunës psikike në familje është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një çift bashkëshortor ka denoncuar djalin e tyre për kërcënime të vazhdueshme me jetë.

Prindërit kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi, sipas tyre, djali i tyre Sh. U., rreth 31-vjeçar ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj tyre.

Sipas denoncimit, situata ka kulmuar kur i dyshuari dyshohet se u është drejtuar prindërve me fjalët kërcënuese: “Kam me ju vra.” Sinjali mëson se pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka intervistuar të dyshuarin.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, Sh. U është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje – Kanosje”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Kërcënimet me vrasje ndaj prindërve e çuan 31-vjeçarin në ndalim. Rasti po hetohet nga autoritetet.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 10:1260-vjeçari në Korçë humbi jetën derisa po shpërdante qumshtin me biçikletë
  • 10:10Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit
  • 09:5119-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik varroset sot
  • 09:37Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave të sigurisë, do të vendosen edhe në të gjitha parqet
  • 09:31Berisha: Bizneset janë në krizë të madhe, jemi në prag të falimentimit