Shaip Kamberi, bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar” në Luginën e Preshevës ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, ky koalicion ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe është në garë për një mandat të tretë.
Përmes një reagimi, ai ka njoftuar se koalicioni ka marrë 27.230 vota, të cilat, pas aplikimit të koeficientit prej 35 për qind për pakicat kombëtare, japin një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.
Bartësi i listës e ka cilësuar këtë rezultat si një arritje historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.



