Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kamberi: Vizita në Berlin, angazhim më i madh i Gjermanisë për shqiptarët në Luginë

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 14:46
Kamberi: Vizita në Berlin, angazhim më i madh i Gjermanisë për shqiptarët në Luginë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se ka përfunduar vizita tre ditore në Berlin e një delegacioni nga Lugina e Preshevës.

Në një postim në Facebook, ai tha se patën takime të frytshme me deputetë të Bundestagut, përfaqësues të fondacioneve gjermane dhe ministrin shtetëror në Ministrinë Federale të Drejtësisë.

“Në të gjitha takimet, theksuam nevojën për një angazhim më të madh dhe më të qëndrueshëm të Gjermanisë në raport me zhvillimet në Luginën e Preshevës”.

“Theksuam rëndësinë e programeve të synuara nga fondacionet gjermane, organizimin e dëgjimeve në Komitetin për të Drejtat e Njeriut të Bundestagut mbi situatën e shqiptarëve, vizitat zyrtare të delegacioneve parlamentare gjermane, si dhe hartimin e raporteve të pavarura dhe kredibile nga organizatat gjermane”, ka thënë Kamberi.

Kamberi ka shtuar se këto hapa do të kontribuonin ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar mbi diskriminimin sistematik që regjimi Vuçiqit vazhdon të ushtrojë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjermani

Më shumë nga Lajme

  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
  • 08:56Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë
  • 08:51Behrami-Kurtit: Nuk ke kah ik vogëlush, fundin tënd politik do ta kesh në burg
  • 08:40Pas Qeverisë, deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit
  • 08:38Lushtaku - Kurtit: Ora 8:16, ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëme