Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kampionia Donjeta Sadiku dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 15:51
Kampionia Donjeta Sadiku dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave sportisten, Donjeta Sadiku, për suksesin e veçantë të shpalljes kampion në Lojërat Mesdhetare, kontributin në boks dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në hapjen e Lojërave Mesdhetare në Taranto të Italisë, Donjeta mbajti me krenari flamurin e Republikës së Kosovës gjatë parakalimit të sportistëve kosovarë.

Pak ditë më vonë, pas fitores në finale ndaj përfaqësueses së Serbisë, Kristina Kuluhova, ajo fitoi medaljen e artë dhe e ngriti flamurin e Kosovës në majën më të lartë të podiumit.

“Një sukses historik për Donjetën dhe Kosovën”, ka shkruar Haxhiu për suksesin e arritur të Sadikur.

“E përgëzova Donjetën, trajneren Marjola Sallauka dhe të gjithë ekipin e saj për këtë arritje të madhe, duke u uruar suksese të mëtejshme dhe medalje të tjera në garat e ardhshme. Me punën dhe sukseset e vazhdueshme, Donjeta vazhdon të jetë shembull i shkëlqyer i sportistes që e përfaqëson Kosovën me krenari dhe dinjitet”, ka shkruar ajo.

medaljensadiku

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”
  • 23:40Alarmohet Turqia! Përmbytjet zënë Demet Özdemir dhe Murat Boz, thirrje për ndihmë
  • 23:11Dardan Molliqaj i prerë: Ligji për Specialen do të rrëzohet në tërësi nga Kushtetuesja
  • 23:11Ministri Demo viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar në protestë
  • 23:01Gruaja e Behajdin Allaqit: Çfarë mendon për aktgjykimin e Hagës?