Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kanalizimi s’është kosh mbeturinash”, KRU “Mitrovica” paralajmëron qytetarët

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 12:21
“Kanalizimi s’është kosh mbeturinash”, KRU “Mitrovica” paralajmëron qytetarët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit, duke paralajmëruar për pasojat që shkaktohen nga këto veprime.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes vazhdimisht përballen me bllokime të rrjetit të kanalizimit si pasojë e hedhjes së papërgjegjshme të mbeturinave në sistemin e ujërave të zeza.

Gjatë ndërhyrjeve në terren, ekipet kanë hasur në materiale të ndryshme të hedhura në kanalizim, përfshirë tekstile, peceta higjienike, gurë, materiale inerte dhe mbetje të tjera që nuk duhet të përfundojnë në këtë sistem.

Nga KRU “Mitrovica” kanë bërë të ditur se këto veprime shkaktojnë bllokime të shpeshta, dëmtime të infrastrukturës, tejmbushje të kanalizimeve dhe shqetësime për qytetarët, ndërsa ndikojnë edhe në rritjen e kostove të mirëmbajtjes së rrjetit.

“Ju bëjmë apel të gjithëve që të kujdeseni për rrjetin e kanalizimit dhe të mos hidhni mbeturina nëpër pusetat dhe sistemin e ujërave të zeza. Kanalizimi është ndërtuar për ujëra të zeza, jo për mbeturina”, thuhet në apelin e kompanisë.

KRU “Mitrovica” ka theksuar se një veprim i vogël i përgjegjshëm nga secili qytetar kontribuon në ruajtjen e një shërbimi më të mirë dhe funksional për të gjithë komunitetin.

Më shumë nga Lajme

  • 16:48Digjet plotësisht një automjet në Shqipëri, flakët përfshijnë edhe kullotat
  • 16:45Dogana e kap ‘mat’ shoferin e autobusit Gjermani–Kosovë, i zbulon 63 mijë euro të padeklaruara
  • 16:42Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
  • 16:38Tahiri: Besoj se drejtësia do të triumfojë dhe çlirimtarët do të lirohen
  • 16:38Sadiku: Vetëvendosje po e bllokon Kuvendin për ta çuar vendin në zgjedhje më 27 dhjetor