Kandidati i LDK-së për asambleist në Komunën e Deçanit, Sylë Balaj, ka shpërndarë një video-mesazh për publikun, kështu duke rikujtuar qytetarëve për qeverisjen komunale se Isniqi sipas tij është lënë pas dore, shkruan Gazeta Demos.
Ai thotë se ky fshat që njihet me numrin më të madh të banorëve, ende nuk e ka të përfunduar infrastrukturën bazike: rrugët, rrjetin e ujërave të zeza, ujin e pijshëm dhe ndriçimin publik.
Gjithashtu ai shton se në mesin e gati 150 rrugëve e rrugicave të pa asfaltuara, investimi më i madh ka qenë vetëm një urë 6-7 metra në qendër të fshatit.
”Tani, kur erdhi koha e zgjedhjeve, pas 4 viteve pa asnjë investim, ata rikthehen vetëm me disa asfaltime për të kërkuar sërish besimin tuaj, por për banorët e këtij lokaliteti ata janë zhgënjim, dhe besimi i humbur nuk do t’u jepet më”, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë:
Bashkëvendas,