Të tre akuzohen në lidhje me një sulm mbi René Schindler, 53 vjeç, anëtar i SVP-së i Zofingenit në parlamentin kantonal.
Në korrik, një politikan i SVP-së u sulmua në Zofingen. Policia kantonale e Aargaut arrestoi së fundmi tre persona në lidhje me këtë grindje. Të arrestuarit janë një shtetas zviceran 20-vjeçar, një shtetas gjerman 21-vjeçar dhe një shtetas kosovar 19-vjeçar, transmeton albinfo.ch
Të tre akuzohen në lidhje me një sulm mbi René Schindler, 53 vjeç, anëtar i SVP-së i Zofingenit në parlamentin kantonal. Është kërkuar paraburgim, siç raportohet nga “Aargauer Zeitung”.
Ai ksihte pësuar lëndime në kokë, mavijosje dhe kishte humbur një dhëmb nga sulmi ndërsa po ecte për në shtëpi nga festivali tradicional i fëmijëve në Zofingen në orën 23:00. Ai kërkoi trajtim spitalor. Tre të rinjtë ikën para se të mbërrinte policia.
Sipas viktimës, sulmi kishte ndodhur pasi ai ishte përpjekur të ndërmjetësonte në mes të një grupi të rinjsh që ishin duke u rrahur mes vete.
