Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kanoset një zyrtar policor në Prizren, një tjetër sulmohet fizikisht në Suharekë

GD
Gazeta Demos11 dhjetor 2025 në 09:52
Kanoset një zyrtar policor në Prizren, një tjetër sulmohet fizikisht në Suharekë

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.

Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është arrestuar një i dyshuar kosovar pasi ka kanosur dhe penguar një polic në kryerje të detyrës zyrtare.

Incidenti, sipas raportit, ka ndodhur në momentin kur zyrtari policor ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje vëllait të të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në një rast tjetër po ashtu të raportuar në orën 19:00 të së njëjtës ditë, në autostradën e Suharekës, një polic jashtë detyrës është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar.

“Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident. Pas bisedës me ta, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë”, tha policia në raport.

Ndërkaq, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes teksa njësitet policore janë në kërkim të tij.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:17Arrestohet 34-vjeçari i kërkuar për kanosje në Kaçanik, i konfiskohet edhe arma e gjuetisë
  • 10:56Vdes Flora Brovina
  • 10:55“Erdha si fëmijë për babin, u ktheva 17 vjet më vonë për shokët e tij”, djali i Limajt: Padrejtësia ishte e njëjtë
  • 10:53“Përgjithmonë UÇK”, Krasniqi para vendimit në Hagë: Historia nuk mund të rishkruhet
  • 10:37Vendimi për ish-krerët: Ky është linku i transmetimit LIVE të seancës së nesërme