Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kapen drogë dhe armë e ftohtë në Vërmicë, Dogana godet dy raste të dyshuara të trafikimit

GD
Gazeta Demos19 qershor 2026 në 14:12
Kapen drogë dhe armë e ftohtë në Vërmicë, Dogana godet dy raste të dyshuara të trafikimit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zbuluar dy raste të ndara të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, është gjetur mbi 100 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në sendet personale të një udhëtari. Testet fillestare kanë rezultuar pozitive për këtë lloj droge.

Ndërkaq, në një kontroll tjetër, autoritetet kanë zbuluar një sasi të dyshuar kanabisi të fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një thikë e padeklaruar.

Të dy rastet janë proceduar tek organet kompetente për hetime të mëtejshme, ndërsa Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në pikat kufitare për të parandaluar kontrabandën dhe trafikimin e narkotikëve.

Më shumë nga Lajme

  • 17:37Vjosa Osmani: Republika Rugoviane, vendos shtetin mbi pangopësine e pushtetit, si dhe interesin qytetar mbi çdo interes partiak apo personal
  • 17:34Ndalohet për 48 orë i dyshuari që sulmoi me armë zjarri një person në Pejë
  • 17:26IHMK: Mot i nxehtë gjatë javës, të martën reshje dhe stuhi lokale
  • 17:23“Njollë e zezë” në Kuvend – Hasani godet Kurtin e Deharin: Po shkelet Kushtetuta, po iket nga Aneksi i Ohrit
  • 17:22Çështja e Presidentit, Tahiri: Do të pengojmë kthimin e Kosovës në parti-shtet