Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 11:00
Kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Policia e Kosovës ka dhënë informacion shtesë lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku është arrestuar i dyshuari kryesor.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se pas veprimeve intensive operative-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Në operacionin për kapjen e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë K-9 me qen të trajnuar për kërkim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.

Policia ka theksuar se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë me intensitet të lartë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Lajme

  • 19:03A ka pritje në pikat kufitare?
  • 18:57Arrestohet 41-vjeçari në Jarinje për falsifikim të dokumenteve, gjatë bastisjes i gjenden 45 fishekë
  • 18:53Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë
  • 18:50​Refuzimi i PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, a do të zhvillohet takimi i thirrur nga Haxhiu?
  • 18:43“Kurti po i shmanget Kuvendit”, Mustafa: Duhet të heqë dorë nga bllokada