Një 33-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në një rast dhunimi, që dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajit prill në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, me inicialet N.S., është ndaluar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Arrestimi i tij është bëtë si rezultat i hetimeve dhe krijimit të bazës së dyshimit se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale ‘’Dhunim’’, rast i cili ka ndodhur në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, i raportuar me datën 29.04.2025”, thuhet në njoftimin e Policisë.
