Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kapet turku me mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 10:32
Kapet turku me mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mall të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari me shtetësi turke.

Udhëtari kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, i cili është i dedikuar për udhëtarët që nuk kanë mallra për të deklaruar. Për shkak të dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit, zyrtari doganor ka vendosur të kryejë kontrollin fizik të bagazhit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur pajisje profesionale STONEX GPS për matje topografike dhe gjeodezike, me vlerë të përafërt prej 5,400 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore“, thuhet në njoftimin e Doganës.

Për mosdeklarimin e mallrave, në kundërshtim me dispozitat e nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, ndaj rastit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës tutje ka bërë me dije se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e kontrabandës dhe evazionit fiskal, si dhe në garantimin e trajtimit të barabartë të të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë.

mallraaeroportinprishtinës

Më shumë nga Lajme

  • 11:17Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026
  • 11:16Gruda i reagon Trendafilovës: Gjykata Speciale s’mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë
  • 11:15Koalicioni Shqiptar, Kamberi: Ky bashkim është përgjigja jonë politike ndaj partisë-shtet të Vuçiqit
  • 11:03Rama takon ambasadorin britanik, diskutojnë 19 projektet strategjike të Prishtinës
  • 10:59Bëhet virale foshnja që pozoi si mbret pak minuta pas lindjes