Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro ditën e djeshme nga autoritetet amerikane
Në një postim në Facebook, Lladrovci ka vlerësuar se ndërhyrja e njësive elitare amerikane, në zbatim të urdhrit të gjykatës dhe të miratuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka qenë një veprim i pritshëm.
“Ndërhyrja e njësive elitare amerikane, në zbatim të urdhrit nga gjykatësit amerikanë, miratuar nga Presidenti Trump, për kapjen e Maduros në Venezuelë, ishte veprim i pritshëm. Maduro nxiti zemërimin e drejtësisë amerikane dhe tash do të gjykohet para kësaj drejtësie. Reagimi i Presidentit Trump lidhet me rrezikun që ish presidenti Maduro dhe gruaja e tij, kanë paraqitur për kontinentin amerikan. Kriminelët e veshur me pushtet, mund të rehatohen për 47 sekonda”, shkroi Lladrovci.
