Hynë për të kërkuar vota, por nuk e votuan as vetën. 89 kandidatë për asamble nga 35 komuna ku ka përfunduar numërimi i votave për kuvende komunale, nuk e morën as edhe një votë.
Ndërkaq, edhe 35 kandidatë të tjerë nga Prishtina, Prizreni e Gjilani janë me zero vota, por mund të mbajnë shpresë deri në përfundim të plotë të numërimit.
Në Deçan pa asnjë votë mbeti një kandidate nga PDK.
Kurse në komunën fqinje të Gjakovës, kjo u ndodhi plot 11 kandidatëve, 3 nga iniciativa E VERTETA, 2 nga Nisma, 4 nga Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe 2 nga Iniciativa Ndryshe UDK.
Nismës i mbeti 1 kandidat pa vota edhe në Drenas, sikurse i mbeti 1 edhe AAK-së, por kësaj të fundit me zero vota i mbetën edhe 2 kandidatë në Istog.
Një kandidat i AAK-së nuk mori vota as në Kaçanik, fat i cili i përcolli edhe 2 kandidatë nga Lëvizja e Pavarur e Kaçanikut dhe 1 të LDK’së.
Gjersa në Klinë as vetën nuk e votoi një kandidat nga Lista Serbe.
Gjithashtu nga dy parti të minoriteteve s’morën asnjë votë në Fushë Kosovë, 1 kandidat nga Partia Liberale Egjiptiane dhe 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjve.
Por në këtë komunë, nga Nisma Socialdemokrate ishin 5 kandidatë që ngelën me zero vota.
Numër i madh i kandidatëve që nuk u votuan nga askush rezultuan në Mitrovicën e Jugut, plot 15.
Këtu kështu përfunduan 4 kandidatë të partisë Alternativa, 2 të AKR-së e 2 të Nismës, kurse edhe 3 kandidatë të Forcës së Diasporës dhe 4 të Forcës së Re Kombëtare s’patën fuqi për të grumbulluar as edhe një votë.
Në Lipjan me zero vota mbetën 2 kandidatë nga AAK-ja, sikurse në Novobërdë 1 nga PDK-ja.
2 kandidatë nga AAK e një nga PDK mbetën me zero vota edhe në Obiliq, veç se aty figuron edhe një nga Nisma.
I pavotuar mbeti edhe 1 kandidat i PDK-së në Rahovec.
E ani pse në komunë me mbi 120 mijë qytetarë me të drejtë vote, asnjë votë se morën në Pejë dy pretendët për asamblenë komunale nga Nisma, 1 nga Partia Liberale Egjiptiane dhe 1 nga IRDK.
Numër më i madh i atyre që s’u votuan as edhe një herë është në Podujevë, ku këtu GUXO ka 7 kandidatë me zero vota, kurse nga 1 i tillë iu mbeti edhe AAK-së e Nismës.
