Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kaq para ka mbledhur Dogana e Kosovës gjatë vitit 2025

GD
Gazeta Demos24 dhjetor 2025 në 13:44
Kaq para ka mbledhur Dogana e Kosovës gjatë vitit 2025

Dogana e Kosovës gjatë vitit 2025 ka mbledhur 1 miliard e 968 milionë euro, tha drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu.

Llugaliu, në konferencën për media të mërkurën tha se kjo shumë është 135 milionë euro më shumë sesa në vitin 2024 dhe 75 milionë euro më shumë sesa në projeksionin e bërë në fillim të vitit 2025.

“Deri në ditën e fundit të këtij viti ne do të arrijmë të mbledhim 1 miliard e 968 milionë euro. Kjo shumë përmban 135 milionë euro më shumë sesa viti paraprak dhe tejkalon projeksionin prej 75 milionë eurosh. Ne vlerësojmë se janë disa faktorë kryesorë që kanë ndikuar në suksesin në të hyra, duke përfshirë rritjen ekonomike të gjithmbarshme, mirëpo edhe gatishmërinë e bizneseve që të jenë të gatshme që t’iu përmbahen ligjeve sa i përket pagesës së tatimeve. Kjo është edhe më e theksuar kur kemi parasysh faktin se afër 98 për qind të hyrave deklarohen përmes deklarimit vullnetar”, tha ai.

Llugaliu tregoi edhe bilancet tregtare gjatë vitit 2025, ku Kosova gjatë këtij viti ka eksportuar mallra në vlerë 929 milionë euro.

Kosova ka eksportuar më së shumti në Shqipëri me 157 milionë euro, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 136 milionë euro.

Ndërkaq, Kosova ka importuar më së shumti nga Gjermania në vitin 2025, plot 965 milionë euro.

“Eksporti deri më 21 dhjetor është 929 milionë euro, krahas 942 sa ka qenë tërë viti i kaluar. Eksportet kryesore që kemi pasur janë Shqipëria me 157 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 136 milionë, Gjermania 106 milionë, Zvicra 100 milionë, Serbia 60 milionë. Ndërkaq, sa i përket importeve e kemi Gjermaninë me 965 milionë, Turqinë me 903 milionë, Kinën 892 milionë, Italinë 359 milionë, ndërkaq Maqedonia e Veriut 344 milionë euro”, tha ai.

Ai shtoi se Dogana e Kosovës gjatë vitit 2025 ka pasur përmirësim të vazhdueshëm në luftimin e ekonomisë joformale.

“Dogana ka pasur një përmirësim të vazhdueshëm në luftimin e ekonomisë joformale, duke qenë se kemi 18.6 milionë euro vlerë të mallrave që kanë qenë subjekt i zbulimit, ndalimit, sekuestrimit apo konfiskimit. Po ashtu, edhe me veprimet administrative kemi pasur një rritje të theksuar te impakti i drejtpërdrejtë i luftimit të ekonomisë joformale. Këtë vit arritëm në vlerën 42 milionë, krahas 32 sa ka qenë në vitin paraprak. Padyshim pjesa e veriut ka qenë problem i pazgjidhur një kohë të gjatë dhe është përdorur si strehë jo vetëm nga pjesa e kontrabandës, por edhe e formave të tjera të krimit. Ne kemi pasur rastin e hetimit për kontrabandë dhe kemi gjetur se ajo pjesë është përdorur edhe për trafikim të qenieve njerëzore”, shtoi ai

Pjesë e konferencës ishte edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili përgëzoi Doganën e Kosovës për performancë pozitive, derisa tha se vendi po i afrohet shifrës rreth 1 miliard euro eksporte.

“Në pesë vitet e fundit, kishte vazhdimisht tejkalim të projeksioneve, në raport me atë se çka ishte projektuar në fillim të vitit sa i përket të hyrave të mbledhura deri në fund të vitit. Kjo tregon për një sukses të vazhdueshëm në rritje dhe kjo i bie se edhe ne projeksionet tona duhet të fillojmë t’i përshtatim me tempin e ri të doganës. U pa suksesi edhe sa i përket rritjes së eksporteve. Paraqitet një trend i theksuar këto pesë vitet e fundit në raport me pesë vitet paraprake, ku tashmë jemi afruar shifrës prej 1 miliard euro”, theksoi ai.

Produktet që më së shumti po eksporton Kosova janë mobiliet, produktet e ndryshme të plastikës, mineralet, xehet, pijet dhe ushqimet e ndryshme./kp

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 10:20Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:59Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij
  • 09:58Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta
  • 09:57Abdixhiku: Afrim Bunjaku, simbol i shtetit që mbron qytetarët e vet
  • 09:56Sveçla: Drejtësia për Afrim Bunjakun mbetet e paplotë deri në kapjen e të gjithë të dyshuarve