Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kastrati: 100 eurot janë më shumë bullizim sesa ndihmë për pensionistët

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 09:27
Kastrati: 100 eurot janë më shumë bullizim sesa ndihmë për pensionistët

Pensionistët në Kosovë kanë përfituar shtesat prej 100 eurosh të ndara nga Qeveria, por përfaqësuesit e tyre vlerësojnë se kjo shumë nuk i përgjigjet nevojave reale të kësaj kategorie.

Sekretari i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati, tha se nuk kanë vërejtur ankesa nga pensionistët për mosmarrjen e shtesës, pasi sipas tij, pagesat janë realizuar.

Megjithatë, ai kritikoi shumën e ndarë, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshme.

Kastrati tha se 100 eurot e ndara për pensionistët janë “më shumë bullizim sesa shtesë”, pasi sipas tij nuk mbulojnë asnjë nga shpenzimet me të cilat përballen pensionistët.

‘’Pensionistët i kanë marrë shtesat prej 100 eurove nuk kam vërejtur ndonjë ankesë që si kanë marrë, i kanë marrë po 100 euro janë simbolikë dhe asgjë tjetër më tepër bullizim sesa shtesë, nuk është e nivelit kjo nuk mbulon asnjë shpenzim’’, tha Kastrati për FrontOnline.

Kastrati tha se çdo mbështetje financiare është e mirëseardhur, por pensionistët nuk janë të kënaqur me këtë shumë, duke konsideruar se rritja e pensioneve është dashur të bëhej në përputhje me normën e inflacionit.

Sipas Kastratit, ligji parasheh indeksimin e pensioneve bazuar në inflacion, prandaj pensionistët do të duhej të përfitonin një shumë dukshëm më të lartë.

‘’Për pensionistë qoftë dhe një euro është e mirëseardhur mirëpo kurrgjë nuk mbulojnë këto 100 euro. Pensionistët nuk janë të kënaqur me 100 euro është dashur të përcillet sipas ligjit , ligji parasheh indeksin e inflacionit, si ec inflacioni edhe pensioni që do të thotë është dashur për muaj më shumë se 200 euro e jo 100 euro sepse janë tepët tepër pak’’, deklaroi Kastrati.

Më shumë nga Lajme

  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi