Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KDI kritikon deputetët e VV-së: Po pengohet llogaridhënia e Autoritetit të Konkurrencës

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 12:35
KDI kritikon deputetët e VV-së: Po pengohet llogaridhënia e Autoritetit të Konkurrencës

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim për mosraportimin e vazhdueshëm të Autoritetit të Konkurrencës para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.

Sipas KDI-së, kjo situatë po cenon mbikëqyrjen parlamentare dhe llogaridhënien e institucioneve publike, veçanërisht në një kohë kur ka raportime për mosfunksionimin e organit kolegjial të Autoritetit të Konkurrencës që nga prilli i vitit 2025.

KDI bën të ditur se çështja u ngrit në mbledhjen e Komisionit më 20 tetor, kur raportimi i kryetares së Autoritetit, Neime Binaku-Isufi, u caktua për 27 tetor. Megjithatë, ajo njoftoi se nuk mund të merrte pjesë dhe raportimi u shty.

As mbledhja e 3 nëntorit nuk u mbajt, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë.

Ndërkaq, në mbledhjen e 10 nëntorit, në Komision u paraqitën dy anëtare të Autoritetit të Konkurrencës, por jo edhe kryetarja. Deputetët e VV-së propozuan largimin ose shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, por propozimi nuk u mbështet nga opozita.

KDI vlerëson se mosparaqitja e kryetares dhe veprimet e deputetëve për të pamundësuar raportimin e institucioneve publike cenojnë seriozisht llogaridhënien.

"Deputetët janë aty për të kërkuar dhe garantuar llogaridhënie për të gjitha cështjet që prekin interesin publik. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 65, paragrafin 9, përcakton se Kuvendi mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike që, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit".

KDI u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të përmbushin përgjegjësitë e tyre institucionale, dhe të mos lejojnë që interesat politike të pengojnë mbikëqyrjen.

Njëkohësisht, kërkon që Komisioni për Ekonomi ta rikthejë sa më parë në rend dite raportimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe të sigurojë trajtimin e çështjeve të ngritura.

autoritetitdeputetëtkonkurrencës

Të ngjashme

Mustafa: VV-ja po e bllokon raportimin e Autoritetit të Konkurrencës, iniciohen procedurat për shkarkimin e kryetares Binaku-Isufi

Mustafa: VV-ja po e bllokon raportimin e Autoritetit të Konkurrencës, iniciohen procedurat për shkarkimin e kryetares Binaku-Isufi

11:45

Më shumë nga Lajme

  • 13:10Çitaku dhe Prattipati diskutojnë për partneritetin Kosovë-SHBA dhe integrimin euroatlantik
  • 12:36​Qytetari gjen portofol me para në Vushtrri dhe e dorëzon në polici – kërkohet pronari
  • 12:02Kanosja ndaj Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës – seanca do të mbahet me dyer të mbyllura
  • 12:01Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ngre shqetësime në Komisionin për Siguri
  • 11:42Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?