Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kë do ta ftojë lideri i VV-së për koalicion derisa po i ecin ditët, Kusari: Kurti flet vetë, zgjedhjet janë opsioni më i mirë

GD
Gazeta Demos14 tetor 2025 në 11:49
Kë do ta ftojë lideri i VV-së për koalicion derisa po i ecin ditët, Kusari: Kurti flet vetë, zgjedhjet janë opsioni më i mirë

Pas deklaratës së Kryeministrit në detyrë Albin Kurti se do ta prezantojë kabinetin e ri qeveritar më së largu më 26 tetor në Kuvend, mbetet e paqartë nëse ai i ka numrat e mjaftueshëm për ta formuar Qeverinë e re.

Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka bërë të ditur se brenda javës do të nisin bisedimet për krijimin e qeverisë, por ka theksuar se nuk do të ketë bashkëpunim me dy parti specifike.

“Gjatë javës kemi me filluar bisedat për formimin e Qeverisë. Ka pasur bisedime fillestare por jo diçka specifike. Sa i përket bashkëpunimit me subjektet tjera politike, kemi qëndrimin se nuk bashkëpunojmë me dy parti, në këtë rast, bëhet fjalë për PDK-në dhe Listën Serbe,” ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se për bashkëpunime eventuale me LDK-në dhe partitë tjera, vendimet do t’i marrë vetë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje si mandatar për formimin e Qeverisë.

“Ndërsa me të tjerët mbetet me shiquar a ka vullnet për bashkëpunim apo jo. Sa i përket ftesave, për LDK-në dhe të tjerët duhet të flasë dhe të vendosë vetë Kurti dhe LVV-ja si mandatar për formimin e Qeverisë’’

E pyetur nëse janë të gatshëm për zgjedhje të reja në rast se nuk krijohet Qeveria, Kusari-Lila u shpreh se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për situatën aktuale politike në vend.

“Unë mund të flas në emër të Alternativës. Unë them se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja, sepse tashmë është bërë një periudhë e gjatë prej kohës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe ka pasur disa ndryshime të cilat kërkojnë ri konfirmim të besimit të qytetarëve. Por natyrisht, për zgjedhje gjithmonë jemi gati,” u shpreh ajo.

Në lidhje me zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor, Kusari-Lila tha se procesi në përgjithësi ka shkuar mirë, por pranoi se Alternativa ka pasur disa sfida, sidomos në komunën e Gjakovës.

“Procesi zgjedhor në tërësi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Alternativës, ne kemi pasur sfidat tona për arsye se kemi pasur tash e gjashtë vite bashkëpunim me VV-në dhe çështje të subjektivitetit ka pasur paksa huti, sidomos në Komunën e Gjakovës, pasi që listat e ndara për kandidatë për Asamble shpeshherë kanë rezultuar me votë ku është votuar LVV-ja duke menduar Alternativën,” ka shpjeguar Kusari-Lila.

Ajo shtoi se prezantimi i vonshëm i kandidatëve për kryetarë komunash ka ndikuar në performancën e tyre, dhe se përgatitjet për zgjedhjet lokale duhet të fillojnë më herët dhe të jenë më të koordinuara me aktivitetin politik të partisë.

Ndryshe, procesi i balotazhit në zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahet më 9 nëntor, ku 17 komuna do të përballen në raundin e dytë të votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre.

Më shumë nga Lajme

  • 20:31Kush po përmendet për president të Kosovës?
  • 20:23Dalin detaje të reja nga tragjedia në Malishevë, ku burri vrau gruan shtatzënë
  • 20:20“Krenari që flet shqip!” – Përparim Rama për Donjeta Sadikun: Tash, krejt sytë kah ari
  • 20:18BSPK: Jeta e punëtorit nuk negociohet, vdekja në vendin e punës nuk politizohet
  • 20:17Vdekjet e punëtorëve, KEK-u: Përgjegjësitë të përcaktohen vetëm nga hetimet