Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KE liron 205 milionë euro asistencë financiare për Kosovën

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 11:00
KE liron 205 milionë euro asistencë financiare për Kosovën

Komisioni Evropian ditë më parë ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Një konfirmim i tillë u bë të martën gjatë debatit për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian.

Përfaqësues i Komisionit Evropian, Jiri Plecity gjatë debatit në PE theksoi se KE ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa.

“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, ishte shprehur Plecity.

Një zëdhënës i KE-së ka dhënë detaje.

“Në dhjetor 2025, Presidentja von der Leyen njoftoi synimin për të hequr të gjitha masat e mbetura. Pas përfundimit të procedurave të brendshme, konfirmojmë se Komisioni tani mund të vazhdojë me lirimin e 205 milionë eurove të mbetura të asistencës financiare”, ka thënë ai.

Tutje, bëhet e ditur se lirimi përfundimtar i radhës i fondeve do të përfshijë: 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Ky zyrtar ka thënë se Komisioni dhe EEAS do të forcojnë angazhimin e tyre me autoritetet e Kosovës.

“Kosova tani pritet gjithashtu të intensifikojë zbatimin e reformave të nevojshme që lidhen me BE-në dhe të avancojë në përmbushjen e obligimeve të marra në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. BE-ja do të vazhdojë ta ndjekë dhe vlerësojë situatën nga afër”, thuhet tutje.

Më shumë nga Lajme

  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
  • 09:30Raportohet se i arrestuarit për spiunazh, u prit në takim nga kryeministri Kurti
  • 09:26Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin
  • 09:16Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë