Sipas KEDS-it, gjeneratorët kanë kapacitet prej 100 kVA secili, dhe do të jenë në dispozicion për konsumatorë më të ndjeshëm, si spitalet, institucionet e sigurisë, qendrat e kontrollit emergjent, si dhe institucionet e tjera.
“Këta gjeneratorë do të jenë gjithmonë në gatishmëri emergjente dhe do të shpërndahen në të gjithë Kosovën për të siguruar intervenim sa më të shpejtë në çdo cep të vendit” thuhet mes të tjerash në njoftimin e KEDS-it.