Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KEDS-i paralajmëron rrezik në furnizimin e rregullt me rrymë: Konsumi është rritur ndjeshëm

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 15:28
KEDS-i paralajmëron rrezik në furnizimin e rregullt me rrymë: Konsumi është rritur ndjeshëm

Në muajin e fundit të vitit 2025, Gjilani, Rahoveci, Vitia, një pjesë e konsiderueshme e Gjakovës, Prizreni, Malisheva, disa fshatra në rrethinën e Suharekës, si dhe disa fshatra të Mitrovicës, janë prekur ndjeshëm nga mungesa e furnizimit me rrymë.

Lidhur me këtë çështje, KEDS tha se konsumi i energjisë gjatë dhjetorit është rritur ndjeshëm, derisa korporata paralajmëroi se nëse ky trend vazhdon, ekziston rreziku që të ndikojë negativisht në furnizimin e rregullt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Nga fillimi i muajit, respektivisht nga 1 dhjetori deri më 18 dhjetor 2025, piku i konsumit ka arritur vlerën 1358 MW, që tregon një rritje të theksuar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Si pasojë e kësaj rritjeje, po vërehen edhe ndikime në asetet e sistemit të shpërndarjes. Nëse ky trend i rritjes vazhdon, ekziston rreziku që të ndikojë negativisht në furnizimin e rregullt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike, veçanërisht në disa rajone ku kapacitetet e shpërndarjes janë të kufizuara, që vijnë si shkak i kapaciteteve të pamjaftueshme në burim, ashtu edhe në nivelin e transmetimit”, ka deklaruar KEDS-i për Klan Kosova.

KEDS po ashtu thotë se është angazhuar me të gjitha ekipet operative për të siguruar furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike, duke përdorur të gjitha kapacitetet ekzistuese të shpërndarjes.

“KEDS ka investuar dhe vazhdon të investojë në modernizimin e rrjetit dhe rritjen e kapaciteteve të shpërndarjes. Këto investime, siç jeni informuar më parë, përfshijnë konvertimin e linjave të tensionit të mesëm nga 10 kV në 20 kV në disa qytete, përfshirë Ferizajn, Malishevën dhe Prishtinën. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në përgjigjen e KEDS-it.

KEDS

Më shumë nga Lajme

  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
  • 11:00Kadrijaj mohon foton me personin që kërcënoi Haradinajn: Është me inteligjencë artificiale, do ta denoncoj Vudi Xhymshitin
  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi