Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

KEK-u i kundërpërgjigjet Sindikatës: Pretendimet për mungesë të pajisjeve mbrojtëse janë të pavërteta

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 18:21
KEK-u i kundërpërgjigjet Sindikatës: Pretendimet për mungesë të pajisjeve mbrojtëse janë të pavërteta

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj deklarimeve publike të Sindikatës së Re të KEK-ut (SR-KEK), duke i cilësuar disa prej pretendimeve të saj si të pavërteta dhe në kundërshtim me gjendjen faktike.

Në një reagim të KEK-ut thuhet se pretendimi se në Korporatë mungojnë shumica e pajisjeve mbrojtëse nuk qëndron, pasi aktualisht janë në fuqi katër kontrata kornizë për furnizim me pajisje mbrojtëse në punë.

Tutje, KEK ka sqaruar se çështje e veçantë mbetet furnizimi me këpucë mbrojtëse, për të cilin procedura e prokurimit nuk ka përfunduar me sukses.

Mes tjerash, në reagim thuhet se menaxhmenti i KEK-ut i ka kërkuar SR-KEK-ut që çdo mangësi e pretenduar të identifikohet konkretisht dhe të mbështetet me fakte, duke ofruar njëkohësisht bashkëpunim dhe transparencë për adresimin e çështjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Në këtë drejtim, sipas KEK-ut, sindikatave u është ofruar edhe përfshirja e drejtpërdrejtë në Task-Forcën për rishikimin dhe avancimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

KEK ka kritikuar veçanërisht deklaratat për shkaqet dhe përgjegjësitë lidhur me aksidentet, duke theksuar se hetimet nga organet kompetente janë ende në zhvillim.

“Askush nuk mund t’i paraqesë si fakte përfundime që ende nuk janë përcaktuar nga hetimi”, thuhet në reagim.

Korporata ka bërë thirrje që shqetësimet reale të paraqiten në mënyrë konkrete dhe të trajtohen përmes bashkëpunimit, duke theksuar se familjet e prekura nga tragjeditë meritojnë respekt, të vërtetën dhe zbardhjen e plotë të rasteve.

Në fund, KEK ka deklaruar se nuk do të tolerojë, siç e quan, dezinformimin apo krijimin e perceptimeve të pabazuara që “kanë tendencë të shtrembërojnë realitetin”, duke përsëritur se çështjet e sigurisë së punëtorëve po trajtohen me përgjegjësi, transparencë dhe në përputhje me faktet.

“Siguria e punonjësve dhe tragjeditë që kanë prekur familjet e tyre janë çështje tepër serioze për t’u përdorur për pretendime të pavërteta apo interesa të çfarëdo natyre. KEK-u po i trajton këto çështje me përgjegjësi, transparencë dhe në përputhje të plotë me faktet. Prandaj, nuk do të tolerohet dezinformimi apo krijimi i perceptimeve të pabazuara që kanë tendencë të shtrembërojnë realitetin”, thuhet në reagim.

mbrojtësesindikatëspajisjeve

Më shumë nga Lajme

  • 19:02Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë
  • 18:50Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?
  • 18:49Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator
  • 18:49Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij
  • 18:33Pse kontaktoi me Fatmir Shehollin? – Flet Zeka