Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KEK-u pezullon tenderin 137 milionësh, Bajrami flet për skemë të mundshme korruptive

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 12:44
KEK-u pezullon tenderin 137 milionësh, Bajrami flet për skemë të mundshme korruptive

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke ngritur si çështje mënyrën se si është menaxhuar ky proces tenderues.

Sipas saj, ky tender është përcjellë me mungesë transparence dhe devijime procedurale për muaj me radhë, ndërsa ajo shfaq dyshime se pezullimi i tenderit është një hap për të mbuluar një skemë të mundshme korruptive.

“Po flasim për njësisë A3, që sipas vet KEK-ut, kjo njësi prodhon rreth 10% të kërkesës së energjisë në Kosovë, duke e bërë tenderin jetik për sigurinë energjetike”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Deputetja ka ngritur një sërë pyetjesh që sipas saj mbeten pa përgjigje:

“1. Pse u pezullua në momentin e fundit, kur procesi duhej të përfundonte? A po tentohet të fshihet ndonjë shkelje e mundshme ligjore? A po i jepet kohë ndonjë kompanie të favorizuar për të rregulluar ofertën? Pse u fshinë ofertat e dorëzuara nga sistemi dhe u kërkua ridorëzimi i tyre nga fillimi? Pse nuk u anulua plotësisht tenderi, nëse ka kaq shumë parregullsi?”,

“Ky pezullim nuk duket si veprim përgjegjës, por si një hap për të mbuluar një skemë të mundshme korruptive me vlerë 137 milionë euro. Pezullimi i sotëm duket si manovra e radhës për ta rikthyer nesër tenderin me të njëjtat probleme dhe përfitues të dyshimtë. Tenderi duhet anuluar plotësisht dhe aktorët e përfshirë duhet të hetohen deri në fund”, u shpreh deputetja Bajrami.

Ajo tha se derisa ka “skema të tilla në veprim dhe të paprekura nga hetuesia, qytetarët po paguajnë çmimin e lartë të importit të energjisë e fitimet e tregtarëve të energjisë po rritën në mënyrë eksponenciale”.

Më shumë nga Lajme

  • 10:52I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, prokuroria kërkon paraburgim
  • 10:51100 kadetë bëhen pjesë e SHKK-së, Dibrani: Siguria dhe dinjiteti njerëzor ecin bashkë
  • 10:28Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi