Një postimi i ish-deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, lidhur me riparimin e disa vagonëve ka nisur një përplasje në skenën politike. Në dokumentin e publikuar nga Haradinaj, kuptohej se riparimi i vagonëve ishte bërë në Serbi, gjë për të cilën disa anëtarë, nga Trainkos kishin shkuar në shtetin serb për t’i testuar vagonët e riparuar.
Pas postimit të Haradinajt, kanë vazhduar edhe anëtarë të tjerë të kësaj partie të kritikojnë pushtetin. Është deputeti i ri i Aleancës, Burim Ramadani, ai i cili e ka cilësuar ‘’të tmerrshme’’ faktin që zyrtarë shtetëror kanë shkuar në Serbi pas sulmit në Banjskë
‘‘Zyrtarë shtetëror kanë shkuar në Serbi pas sulmit në Banjskë. Kjo është e tmerrshme. Pikë! Bëni manipulime e lojë fjalësh sa të doni për të mashtruar njerëzit, sikurse e keni zanat. Por, një gjë është me dëshmi:
• Pas sulmit në Banjskë, pas vrasjes së heroit Afrim Bunjaku, ju keni shkuar në Serbi! Çka ka më të qartë se kaq?! Serbia është shtet armiqësor. Ka sulmuar Kosovën më 24 shtator 2023, përmes Grupit Paramilitar. Ju pas kësaj keni shkuar në Serbi! Këtë as s’po tentoni ta mohoni’’, ka shkruar ai.
Ka qenë edhe deputetja Time Kadrijaj, ajo që VV’ja e ka ‘’shpërblyer Serbinë me gjysme milioni’’ për renovimin e vagonëve, në vend që, t’i vendos asaj taksë 100%.
“Pas betejës ose pas sulmit të Banjskës, qeveria, në mënyrë që t’i vendoste taksë 100% sikurse i pati vendosur zotëri Ramush Haradinaj, ata e shpërblejnë Serbinë me gjysmë milioni për renovimin e vagonëve. Dhe ndërsa këtu flasin dhe akuzojnë të tjerët që kanë bashkëpunuar… Jo, jo! Ju po bashkëpunoni me Serbinë edhe Albin Kurti po bashkëpunon me Serbinë”, ka thënë në një konferencë për media Kadrijaj.
Në anën tjetër, Artane Rizvanolli ministre në detyrë e Ekonomisë, duke reaguar ndaj kritikave të Aleancës, fillimisht, ka kritikuar këtë parti duke thënë se riparimi i vagonëve ishte bërë edhe në kaluarën, gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt.
‘‘Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj. A ka qenë AAK-ja e bregosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiriti n për vagonët e riparuar në Serbi?’’, ka shkruar ajo.
Pas kësaj, Rizvanolli ka bërë edhe dy reagime të tjera, duke ndarë deklarimin e vet Trainkosit, dhe, pastaj edhe një postim të sajin ku, mes tjerash, aludohet se ministria e Trainkosi s’kanë qenë në dijeni se ku janë riparuar vagonët, pasi që, përzgjedhja e nënkrontraktorit në Serbi është bërë nga kompania që ka fituar tenderin për rregullimin e vagonëve.




