Ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj e ka kritikuar veprimin e fundit të përdorimit të një vajze në fushatë zgjedhore.
Ky rast ka ndodhur një ditë më parë në Vushtrri, në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Për këtë rast, Qelaj ka thënë se ekspozimi i fëmijëve në fushatën zgjedhore është model i papërshtatshëm, duke bërë thirrje që një veprim i tillë të ndalet.
“Konsideroj se duhet secila parti politike dhe secili lider institucional dhe politik me pas kujdes në ekspozimin e fëmijeve nëper fushata dhe tubime publike. Natyrisht ekzistojnë rregulla strikte të veprimeve të tilla.”, ka thënë Qelaj.
