Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërcënimet e Vuçiqit, përgjigjet drejtori i policisë: Jemi të përgatitur për çdo skenar

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 15:21
Kërcënimet e Vuçiqit, përgjigjet drejtori i policisë: Jemi të përgatitur për çdo skenar

Drejtori Hoxha, e ka cilësuar situatën të qetë dhe stabile, përveç pjesës së veriut të vendit, ku sipas tij, vazhdon të jetë e brishtë, shkak i grupeve kriminale serbe.

Në një konferencë për media në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), Hoxha u pyet nga gazetarët për këto kërcënime, ku tha se nuk ka se çka të shtoj më shumë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi që dihen qëllimet politike të Serbisë.

“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, nuk është që gjithmonë kanë qenë apo fare herë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë edhe po ashtu situata e sigurisë së Kosovës është e qetë dhe stabile përveç pjesës së Veriut, ku vazhdon të jetë e brishtë për shkak të veprimeve të politikës që shpeshherë qeveria e Serbisë, përveç grupeve të ndryshme kriminale, ekstremiste e terroriste i shkakton në pjesën veriore të Kosovës”, tha Hoxha.

Këto kërcënime erdhën pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviq, i cili u arrestua javën e kaluar për deklaratat e tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha të hënën se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme.

Arrestimi i ndihmësdrejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Igor Popoviq ka ngjallur reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuciq i cili e cilësoi këtë si provokim nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviqit tregon se Kurti e ka humbur plotësisht arsyen dhe dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq në televizionin Pink.

Vuçiq tha se autoritetet serbe kanë informuar partnerët ndërkombëtarë për këtë situatë, teksa paralajmëroi se pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare