Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërcënohet me pushkatim Hysni Gucati

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 14:41
Kërcënohet me pushkatim Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati është kërcënuar me pushtakim, nga një qytetar në profilin e tij “Facebook”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, teksa tregoi se kjo kërkesë për pushkatim erdhi një profil me emrin Eqerem Avdullahu.

“Ky DERR duhet pushkatu”, thuhet në komentin e tij kundrejt Gucatit.

“Përballë gjuhës së ulët që qarkullon në rrjete sociale, heshtja nuk është opsion, jo sepse ato fjalë peshojnë, por sepse opinioni publik duhet të shohë dallimin mes atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë dhe atyre që guximin e vetëm e kanë pas një ekrani. ​Sot, pikërisht më 3 qershor, mbushen plot 27 vite nga dita kur jam plagosur rëndë në Malet e Berishës, duke luftuar ballë për ballë me armikun për lirinë e Kosovës. Shenjat në trupin tim janë dëshmitare të asaj kohe kur vendosej fati i atdheut, ashtu siç ishte edhe përballja ime me dinjitet në Hagë për të mbrojtur pastërtinë e Luftës Çlirimtare.

​Është e lehtë të kërkosh “pushkatime” virtuale sot në liri, një liri që u pagua me gjak e sakrifica. Unë mbetem ai që kam qenë gjithmonë, me ballin lart, i palëkundur dhe krenar për rrugën që kemi kaluar”, ka thënë në reagimin e tij kreu i OVL-UÇK-së.

GazetaDemos merr vesh nga burimet e afërta, se Gucati e ka denoncuar rastin në Polici, teksa organet e rendit janë duke u marrë me hetime fillestare.

Ky nuk është rasti i vetëm që kërcënohet me jetë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Gezim Bashota po më kercënon me burg ose me varje në litar, por nuk do të ndalem asnjëherë në mbrojtjen e interesave të veteranëve. Edhe nëse duhet të protestoj, do ta bëj pa hezitim, sepse është e drejtë e çdokujt të kërkojë dhe të mbrojë ato që u takojnë. Shikoni komentet e disa individëve, që më akuzojnë se jam i paguar nga Serbia dhe kërkojnë burgosjen dhe varjen time. Nuk do të lejojmë që këto fyerje të na ndalin, sepse ne luftojmë për të drejtat e atyre që e meritojnë respektin dhe nderimin!”, pati deklaruar rreth para pesë muajve Gucati.

Hysni Gucati

Më shumë nga Lajme

  • 12:54Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj
  • 12:38Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
  • 12:21Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 12:05KFOR zhvillon ushtrim ushtarak pranë Obiliqit, në fokus ‘luftimet’ në mjedis urban
  • 11:55Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale në Shqipëri, arrestohet edhe një prizrenase