Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkesa e Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Tërnava: E padrejtë, fyerje e rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 18:26
Kërkesa e Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Tërnava: E padrejtë, fyerje e rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënim me burgim prej 45-vjetësh për ish-krerët e UÇK-së.

Sipas tij, një kërkesë e tillë është e padrejtë dhe përbën fyerje të rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë.

Në reagimin e BIK thuhet se kjo kërkesë është thjeshtë politike.

“Një qasje e tillë është fyese për viktimat e pafajshme, sulm ndaj heronjve që dhanë jetën për liri dhe përpjekje e hapur për njollosjen dhe degradimin e luftëtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare.

Kjo kërkesë është thjesht politike, me synimin e rrezikshëm për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit, një barazim i papranueshëm historikisht, moralisht dhe juridikisht”, theksohet në njoftim.

BIK thotë se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne presim dhe besojmë se në fund do të triumfojë e drejta dhe se vendimi i panelit gjykues do të jetë i drejtë, i paanshëm dhe meritor, duke sjellë liri për çlirimtarët dhe duke ruajtur dinjitetin e luftës për liri”, ka deklaruar Tërnava.

BIK

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Rasti i gruas në Pejë, reagon Kuçi: Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera…
  • 23:40“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
  • 23:35Pas zgjedhjeve në Serbi, reagon Albin Kurti
  • 23:32Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën - Policia jep detaje për rastin
  • 23:13Vrasja në Vitomericë të Pejës, deklarohen nga Prokuroria