Drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, e ka cilësuar si “gabim” kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese rreth ngërçit dhe shqyrtimin e kompetencave nëse konstituimi nuk bëhet brenda afatit të caktuar.
Sipas tij, kështu krijohet krizë e re mbi krizën aktuale.
“Gabim, krize e re mbi krizen aktuale kushtetuese rreth formimit te institucioneve…..”, ka shkruar ai.