Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me kriptovaluta

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 11:56
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me kriptovaluta

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale: V.N.

Kjo për shkak të dyshimit të vepres penale: “Mashtrimi ”.

Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndërlidhet me rastin paraprak të datës 29 prill 2026, në të cilin fillimisht ishin ndaluar dy persona të dyshuar: A.L., dhe R.J, ndërsa i pandehuri V.N., që dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast, kishte arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes.

‘’Sipas prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 prill 2026, rreth orës 19:00, në Ferizaj, rruga, “Cen Dugolli”, i pandehuri me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurit A.L., dhe R.J., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme, i vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F., RR.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”, ashtu që për realizmin e kësaj skeme fillimisht sigurojnë një lokal me qira dhe caktojnë takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arrijnë që të njëjtëve t’ua marrin shumën e të hollave prej 12,000.00 eurosh dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative arrihet të zbulohet se të pandehurit përsëri do të vepronin skemën e njëjtë në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik, andaj, të njëjtit me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së’’, thuhet në njoftim.

I pandehuri që nga data 07 maj 2026, me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për nëntë persona të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për nëntë persona të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

13:33
Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona

Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona

12:18

Më shumë nga Lajme

  • 10:06Dy persona kapen me kamion të mbushur me drunj në Mitrovicë, nisin hetimet për vjedhje të pyllit
  • 09:52Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dalin para Gjyaktës vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq
  • 09:40“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë
  • 09:23Miftaraj: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks
  • 09:04Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren