Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kërkohet rishikimi i projektligjit për Byronë para votimit në Kuvend, palajmërohet se mund të përdoret si mejt politik

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 14:04
Kërkohet rishikimi i projektligjit për Byronë para votimit në Kuvend, palajmërohet se mund të përdoret si mejt politik

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme rrezikon të bëhet mjet politik dhe të cenojë sigurinë juridike të qytetarëve po që se nuk bëhen ndryshime në mes dy leximeve të projektligjit.

Kuvendi e ka në rend dite të enjten leximin e dytë të projektligjit.

E në një konferencë për shtyp, përfaqësues të organizatës joqeveritare GLPS kanë thënë se projektligji aktual nuk i ka adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe komentet e shoqërisë civile. GLPS-ja ka kërkuar që Kuvendi të mos e procedojë këtë votim pa u adresuar disa çështje.

Ndër pikat që kjo organizatë ka vlerësuar se vazhdojnë të jenë ende në shpërputhje me aktgjykimin e 2023-s të Gjykatës Kushtetuese lidhen me periudhën se deri kur mund të bëhet hetimi i pasurisë dhe për pavarësinë funksionale të Byrosë.

Këtu janë renditur katër pika. Pikë e parë, sipas GLPS-së, është se Kushtetuesja ka konstatuar se verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve s’mund të bëhet për më gjatë se 10 vjet për shkak të pamundësisë së sigurimit të provave. Megjithatë, projektligji vazhdon ta përmbajë dispozitën që kësaj procedure do t’i nënshtrohet çdo pasuri dhe çdo person zyrtar kurdo nga data 17 shkurt 2008.

Pikë tjetër është se Byroja, sipas GLPS-së, me projektligjin aktual rrezikon të shërbejë më shumë si mjet politik sesa si mekanizëm për konfiskim civil.

“Është shqetësues fakti se dispozitat aktuale përcaktojnë një shumicë të thjeshtë për emërimin e Drejtorit dhe tre anëtarëve të Byrosë, dhe se kandidatët për këto pozita duhet të plotësojnë një prag minimal prej vetëm 5 vjetësh përvojë pune”, thuhet në reagim.

Në projektligjin që është para deputetëve për votim, sipas GLPS-së, nuk garantohet siguria juridike e subjekteve që potencialisht mund të jenë subjekt i verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë. Sipas reagimit, ekziston mundësia që Byroja në çdo fazë të tërhiqet nga propozimi për konfiskim dhe të mos specifikojë “në mënyrë të qartë se a do të mund të iniciohet procedurë penale nëse me provat e mbledhura në procedurën e konfiskimit ka indicie që e njëjta është fituar përmes veprës penale”.

Në pikë të katërt është thënë se ligji nuk siguron barazi të palëve në procedurën e konfiskimit civil.

“Dispozitat aktuale nuk sigurojnë barazi të palëve në procedurën e konfiskimit civil, përkatësisht ato përcaktojnë që subjekti të merret në pyetje nga gjykata, zyrtari i Byrosë dhe pala e tretë në seancë lidhur me pasurinë që është objekt shqyrtimi. Pra, ndonëse fryma e zbatimit të procedurës së konfiskimit civil është tërësisht kontestimore, këto dispozita përcaktojnë elementet që e vënë në pikëpyetje zhvillimin e një procedure të paanshme”, thuhet në reagimin e GLPS-së për këtë pikë.

Kjo organizatë ka shprehur shqetësimin për procedurën mes dy leximeve. Në reagim është thënë se grupi punues nuk ka arritur t’i shqyrtojë në detaje përmbajtjen e projektligjit, amendamentet e propozuara, rekomandimet dhe analizat ligjore.

“Për më tepër, mbajtja e takimeve të grupit punues në të njëjtin orar me grupe të tjera punuese në projektligjet e reformës në drejtësi dhe brenda një kohe të shkurtër, pamundësojë kontributin e anëtarëve në shqyrtimin e përmbajtjes së Projektligjit, duke kaluar këtë procedurë si formalitet”, thuhet në një komunikatë të GLPS-së.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti dy herë Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.

Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

projektligjitpolitikkërkohet

Të ngjashme

Imeri: Vuçiqi fiton në burgje dhe nga serbët e Kosovës, të cilët mbahen peng nga Lista Serbe

Imeri: Vuçiqi fiton në burgje dhe nga serbët e Kosovës, të cilët mbahen peng nga Lista Serbe

21:39
Shilegov: Krahasimi i Maqedonisë dhe Serbisë është analfabetizëm klasik politik

Shilegov: Krahasimi i Maqedonisë dhe Serbisë është analfabetizëm klasik politik

16:08

Më shumë nga Lajme

  • 15:14Përlotet Hoxha i fshatit në varrimin e Arlinda Zekajt: Djalin janë tu ja sjellë policia
  • 15:01Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt
  • 15:00Vdes një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
  • 14:50Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
  • 14:50Përplasje në Komisionin për Ekonomi për mosraportimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës