Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtore ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Ajo është dënuar me 2 vite e 1 muaj burg, dënim i cili është pezulluar dhe zëvendësuar me 2 vite shërbim prove, si dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.
Në të njëjtin proces është dënuar edhe ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv, i cili ka marrë 6 muaj burg, po ashtu i pezulluar dhe i kthyer në shërbim prove.
Sipas hetimeve, rasti lidhet me dyshimet se ish-zyrtarja kishte kërkuar ndërtimin e një ure pranë banesës së familjarëve të saj, jashtë projektit fillestar të parashikuar, duke ushtruar ndikim për realizimin e punimeve.