Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkonte largimin e fotografive të Thaçit e Veselit, aktivistit i publikohet fotoja me Millosheviqin prapa

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 10:54
Kërkonte largimin e fotografive të Thaçit e Veselit, aktivistit i publikohet fotoja me Millosheviqin prapa

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar në lidhje me publikimin e një fotografie të aktivistit Shukri Retkoceri, me Millosheviqin, shkruan Gazeta Demos.

Ai ka thënë se në vitin 2007 kishte reaguar se atëkohë aktivistëve të çështjes kombëtare u vendosnin eksploziv në shtëpitë e tyre e që sipas tij pas këtij akti fshihen elementë të shërbimeve inteligjente serbe.

Kajtazi shkruan se ata kanë pasë për qëllim:

1. Të fusin frikë dhe panik te aktivistët politikë të përkushtuar dhe të nxisin luftë vëllavrasëse;

2.Të lajnë mëkatet e bashkëpunimit me Millosheviqin, ashtu si ky tipi në foto.

”Përndryshe, po të mos kishin qenë vegla të Millosheviqit ata që u vendosën eksplozivin familjeve shqiptare, ky person në foto nuk do të kishte pasur hapësirë për t’u tallur me shqiptarët”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Kanë qenë disa trima që, në vitin 2007, shokëve të mi – aktivistëve të devotshëm të çështjes kombëtare – u vendosnin eksploziv në shtëpitë e tyre.

Unë atëherë pata reaguar në media, duke thënë se pas këtij akti fshihen elementë të shërbimeve inteligjente serbe – dhe ashtu mendoj edhe sot.

Qëllimi i tyre ka qenë:

1. Të fusin frikë dhe panik te aktivistët politikë të përkushtuar dhe të nxisin luftë vëllavrasëse;

2.Të lajnë mëkatet e bashkëpunimit me Millosheviqin, ashtu si ky tipi në foto.

Përndryshe, po të mos kishin qenë vegla të Millosheviqit ata që u vendosën eksplozivin familjeve shqiptare, ky person në foto nuk do të kishte pasur hapësirë për t’u tallur me shqiptarët.

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil