Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën e ShBA-së për planin e Trumpit rreth Gazë

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 23:44
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën e ShBA-së për planin e Trumpit rreth Gazë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të hënën miratoi një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara që i jep mbështetje planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe që autorizon një forcë ndërkombëtare të stabilizimit për enklavën palestineze.

Plani 20-pikësh i Trumpit për Gazën është i përfshirë si shtojcë në këtë rezolutë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rusia, e cila e ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, më herët kishte sinjalizuar kundërshtim të mundshëm ndaj rezolutës, por gjatë votimit abstenoi, duke e mundësuar miratimin e saj.

Autoriteti Palestinez të premten lëshoi një deklaratë me të cilën e mbështeti rezolutën e hartuar nga Uashingtoni.

Rezoluta ka nxitur kundërthënie në Izrael, sepse dokumenti i referohet një mundësie për shtetësi për palestinezët në të ardhmen.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nën trysni nga partnerët djathtistë të koalicionit qeveritar, tha të dielën se vendi i tij vazhdon të jetë kundër një shteti palestinez dhe u zotua për demilitarizimin e Gazës “me mënyrën e lehtë apo me mënyrën e vështirë”.

OKB

Më shumë nga Lajme

  • 16:17Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë
  • 16:1350 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025
  • 16:08A pati bastisje në Ministrinë e Arsimit, flasin nga ky institucion
  • 16:06BE-ja reagon ndaj miratimit të Ligjit për Specialen: Është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës
  • 15:57Qeveria mban mbledhje, merr një vendim!