Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor, diskutohet për Kosovën

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 13:00
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor, diskutohet për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për Kosovën më 21 tetor, është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të organizatës botërore.

Në këtë seancë të re, Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë raportin më të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili do të paraqitet nga shefja aktuale e UNMIK-ut, Caroline Ziyade. Raporti pritet të bëhet publik në ditët e ardhshme, raporton RTKlive.

Kjo seancë vjen gjashtë muaj pas diskutimit të fundit në prill, ku fokusi kryesor i debatit mes vendeve anëtare ishte e ardhmja e UNMIK-ut në Kosovë, mision i cili filloi në qershor të vitit 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të KS-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kërkuan ndërprerjen e misionit të UNMIK-ut, ndërsa Franca, Rusia dhe Kina mbështetën vazhdimin e mandatit të këtij misioni.

Më shumë nga Lajme

  • 15:57Policia shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit para Ministrisë së Arsimit
  • 15:57Pas aktgjykimit në rastin e Auron Ferizit, dy persona shoqërohen në polici
  • 15:57Ambasadori britanik takohet me Përparim Ramën, diskutojnë Lojërat Mesdhetare dhe investimet në Prishtinë
  • 15:54Studenti bën veprim aspak të hijshëm në Qendrën e Studentëve, nxit reagime
  • 15:50Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë