Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këshilltari i Osmani, Gjuriqit: E vërteta të djeg

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 19:57
Këshilltari i Osmani, Gjuriqit: E vërteta të djeg

Rinor Nuhiu, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ambasadorit të Serbisë në ShbA, Marko Gjuriq, pas deklaratave të këtij të fundit kundër shefes së shtetit kosovar.

Nuhiu përmes një shkrimi në X, e akuzoi Gjuriqin se po vazhdon të shpërndajë gënjeshtra, duke theksuar se ai mundohet të mohojë kontributin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në procesin e paqes Kosovë–Serbi.

“Marko Gjuriq, ti vazhdon të shpifësh sepse e vërteta të djeg. Po përpiqesh të mohosh kontributin e @POTUS Trump, i cili sot në OKB foli me krenari për punën e tij për paqen gjatë shtatë muajve të fundit, përfshirë edhe në raportet Kosovë-Serbi”, shkroi ai.

Ai e cilësoi si gënjeshtër të hapur pretendimin se presidentja Osmani ka marrë pjesë në Konventën Demokratike.

“Por pse të habitemi? FAKE NEWS është gjithçka që ju bëni”, shtoi ai.

Nuhiu përmendi edhe paraqitjen e Osmanit në “Fox & Friends”, duke theksuar se presidentja do të vazhdojë të shprehë mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Trump në paqe dhe për mbështetjen ndaj njërit prej kombeve më pro-amerikane në botë.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare
  • 12:42Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që bllokoi Kuvendin
  • 12:41Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim
  • 12:22I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuari ekstradohet nga Kosova për në Spanjë