Ish-Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa, është treguar i rezervuar për të komentuar situatën aktuale në të cilën gjendet sot LDK-ja pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se “nuk më takon të paraprij me vlerësime” dhe se partia do t’i trajtojë në organe këto çështje.
Këto qëndrime, Mustafa i ka bërë në një prononcim për VOX Kosova, pasi që u pyet për veprimet e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili, ndonëse u shpreh i gatshëm për të dhënë dorëheqje pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, tani nuk po jep shenja se do ta bëjë një gjë të tillë, madje po sulmon ashpër të gjithë ata që po e bëjnë përgjegjës për rezultatin.
“Jam përmbajtur këtë kohë nga involvimi në këto debate”, tha Mustafa për VOX Kosova, kur u pyet për sulmet e Abdixhikut ndaj kritikëve dhe nëse ai duhet të jap dorëheqje.
