Me 38 pika të shitjes në Kosovë, Meridian Express vazhdon të investojë në përmirësimin e përvojës së blerjes për konsumatorët. Përmes inovacioneve digjitale, ofertave konkurruese dhe programit të besnikërisë Kartela Plus, Meridian Express synon t’u ofrojë klientëve jo vetëm produkte cilësore dhe çmime të favorshme, por edhe përfitime shtesë që e bëjnë çdo blerje më të vlefshme.
Nga data 30 korrik, Meridian Express ka aktivizuar një nga kampanjat më të njohura dhe më të preferuara nga konsumatorët, “Blej, Gërvish, Fito”, e cila këtë vit vjen me një risi. Për herë të parë, kartela gërvishtëse është plotësisht digjitale, duke e bërë pjesëmarrjen më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më interaktive për të gjithë përdoruesit e Kartelës Plus.
Çdo klient që realizon blerje mbi 20 euro në Meridian Express dhe përdor Kartelën Plus, përfiton automatikisht një kartelë gërvishtëse në aplikacion. Me vetëm një prekje në telefon, kartela gërvishtet dhe shpërblimi zbulohet menjëherë. Secila kartelë ka shpërblim – mbi 40 mijë shpërblime instant, duke përfshirë voucher prej 50 dhe 100 euro, iPhone 17, PlayStation 5, Dyson Airwrap, Fshesa robotike Roborock, si dhe shumë shpërblime të tjera që fitohen menjëherë.
