Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të votuara janë: Albulena Haxhiu me gjithësej 18 mijë e 844, Donika Gërvalla- Schwarz me 15 mijë e 220 vota, pasuar nga Mimoza Kusari- Lila me 10 mijë e 281 vota.
E katërta me radhë rënditet Shqipe Mehmeti- Selimi me hiç më pak se 7 mijë e 25 vota. E pesta me radhë që ka siguruar më ssë shumti vota është Saranda Bogujevci me 4 mijë e 452 vota.
Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kandidatja që ka siguruar më së shumti vota është Sala Jashari me 7 mijë e 185 vota, pasuar nga bashkëpartiakja e saj Vlora Çitaku me 6 mijë e 934 vota.
E treta me radhë nga lista e PDK-së, është Ganimete Musliu me 5 mijë e 360 vota. Sipas KQZ-së, e katërta ndër më të votuarat e kësaj partie është Besa Kabashi- Ramaj me 3 mijë e 717 vota. Në vendin e pestë është Kosovare Murseli me 4 mijë e 390 vota.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është Vjosa Osmani- Sadriu si bartëse e listës ajo e cila nga zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur të sigurojë hiç më pak se 13 mijë e 575 vota.
