Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 25 gusht 2026.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal për naftën (dizelin) është 1.79 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.53 euro për litër.


