Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Besian Mustafa tha se janë të gatshëm të kontribuojnë në drejtim të zgjedhjes së presidentit.

Por, sipas kësaj partie kjo bëhet në dy drejtime, e para një kandidat që vie në pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike, si dhe e dyta me një marrëveshje mes dy partive, VV dhe LDK.

“Patëm një takim të grupit parlamentar të LDK-së. Qëndrimi i përbashkët është se zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë. LDK është e gatshme të kontribuojë në drejtim të zgjedhjes së presidentit në dy drejtime, e para është konsensus i gjërë politik, pra një kandidat që vie si pajtueshmlëri nga të gjitha partitë dhe e dyta një marrëveshje politike mes dy partive, VV dhe LDK. Më lejoni të cek që pushteti ka 66 ulëse dhe pa ta nuk bëhet kjo punë”, tha Mustafa para gazetarëve.