Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Këto janë ndryshimet dhe të përbashkëtat e deklaratave të VV-së dhe PDK-së për Dhomat e Specializuara

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 11:52
Këto janë ndryshimet dhe të përbashkëtat e deklaratave të VV-së dhe PDK-së për Dhomat e Specializuara

Në seancën e sotme të Kuvendit është paraparë të bëhet miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

PDK dhe VV kanë përgatitur deklaratën, ndërkaq akoma po punohet në harmonizimin e tyre.

Deklarata e PDK-së: DOKUMENT

Dhe deklarata e VV-së:

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh kundërshtimin e tij të thellë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për Kuvendin e Republikës së Kosovës është i papranueshëm përfundimi për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët dhe përgjegjësinë që, mbi atë përfundim, i është atribuuar secilit prej tyre. Pas gati gjashtë vjetësh në paraburgim, shqyrtimi në apel duhet të jetë i plotë, i paanshëm dhe i mbështetur në një vlerësim të kujdesshëm të provave.

Aktgjykimi. gjatësia e dënimit dhe arsyetimi i tij, janë krejtësisht të pambështetura në prova e fakte, të pabazuara ligjërisht, si dhe të papërputhshme me realitetin e luftës në Kosovë e me pritjet e popullit të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi nga qëndresa e popullit tonë ndaj shtypjes së gjatë, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe politikës gjenocidale të regjimit të Millosheviqit. Qëllimi i saj ishte çlirimi i Kosovës. Kjo e vërtetë historike nuk mund të zëvendësohet me një rrëfim në të cilin organizimi politik dhe ushtarak i shqiptarëve lexohet kryesisht përmes një qëllimi kriminal.

Trupi gjykues ka deklaruar se nuk ka gjykuar legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Megjithatë, përfundimi i tij se katër ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm kanë marrë pjesë në një qëllim kriminal të përbashkët ka pasoja që shkojnë përtej fatit të tyre personal. Kuvendi nuk pranon që përgjegjësia penale e pretenduar ndaj individëve të shtrihet mbi UÇK-në, mbi rezistencën politike të shqiptarëve apo mbi të drejtën e popullit të Kosovës për liri.

Në Kosovën e viteve 1998–1999, një ndërmarrje e përbashkët kriminale për dëbimin e shqiptarëve është vërtetuar tashmë me aktgjykim ndërkombëtar ndaj drejtuesve politikë, ushtarakë dhe policorë të Serbisë. Ajo u zbatua përmes strukturave të një shteti që kishte nën kontroll ushtrinë, policinë dhe mjetet e tjera të pushtetit. Ky është konteksti historik dhe gjyqësor që duhet të mbetet i qartë sa herë flitet për luftën në Kosovë.

Kuvendi kërkon që në apel të shqyrtohet me rreptësi lidhja ndërmjet provave dhe përgjegjësisë së veçantë të secilit prej katër ish-drejtuesve. Pozita drejtuese dhe veprimtaria politike nuk e zëvendësojnë provën për dijeninë, veprimet dhe kontributin personal në krimet e ngarkuara. Kuvendi vëren gjithashtu se trupi gjykues i shpalli të katër të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi nuk e gjeti të provuar një sulm të gjerë ose sistematik kundër popullsisë civile. Ky përfundim duhet të marrë peshën e duhur në shqyrtimin e tërësisë së çështjes në apel.

Vrasjet dhe masakrat, dhuna seksuale dhe dëbimi masiv i qytetarëve tanë nga forcat e Serbisë nuk mund të lihen në hije. Kërkimi i përgjegjësisë për këto krime, kujdesi për të mbijetuarit dhe ruajtja e dëshmive të tyre mbeten detyrë e përhershme e Republikës së Kosovës.

Dhomat e Specializuara u themeluan me ligj të miratuar nga ky Kuvend. Kuvendi pret prej tyre drejtësi të paanshme, të bazuar në prova konkrete dhe arsyetim gjyqësor të plotë siç e parashohin standartet më larta për një process gjyqësor të drejtë. Ai u bën thirrje institucioneve të Republikës që, brenda ligjit, t’u vënë në dispozicion ekipeve mbrojtëse dokumentet dhe ndihmën e nevojshme për ushtrimin efektiv të së drejtës së apelit.

Kuvendi bën thirrje për një strategji të përbashkët shtetërore ku bashkërendohen veprimet juridike, institucionale e diplomatike për të vërtetën e plotë të luftës së drejtë për liri dhe çlirimin e Kosovës.

Kuvendi qëndron pranë familjeve të katër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe pranë të gjitha familjeve që bartin plagët e luftës. Mbrojtja e trashëgimisë së UÇK-së kërkon dinjitet dhe përgjegjësi. Asnjë dëshmitar, viktimë apo qytetar nuk duhet të shënjestrohet për shkak të këtij procesi.

E vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë i përkasin së njëjtës Republikë. Kuvendi do t’i mbrojë të tria pa kompromis.

Kuvendi pret që të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të një procesit të rregullt ligjor.

kosovësvv-sëpdk-së

Të ngjashme

Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit

Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit

11:20
Deklarata për çlirimtarët, Rugova: Duhet votuar, por ta shohim si po koordinohet teksti

Deklarata për çlirimtarët, Rugova: Duhet votuar, por ta shohim si po koordinohet teksti

10:37
Kongresisti Latimer për takimin me Kurtin: Diskutuam si SHBA mund ta ndihmojë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kongresisti Latimer për takimin me Kurtin: Diskutuam si SHBA mund ta ndihmojë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

09:20
Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë

Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë

08:49

Më shumë nga Lajme

  • 12:18Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona
  • 12:03Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial
  • 12:01Deklarata e plotë e PDK-së për aktgjykimin e Gjykatës Speciale
  • 12:00Deklarata e përbashkët, Tahiri: Mesazh i rëndësishëm, obligon institucionet me vepru
  • 11:59Seanca vonohet, Kuvendi me pak deputetë në sallë